Bashkimi Evropian dhe Kina do të vazhdojnë të mbështesin Marrëveshjen e Parisit për Klimën, cilido qoftë vendimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, theksoi të mërkurën një përgjegjës i lartë evropian.
Zyrtari i BE-së njoftoi se BE dhe Kinës do të publikojnë një deklaratë të përbashkët për ndryshimin klimatik, në të cilin BE-ja dhe Kina, si prodhues kryesorë të CO2, do të theksojnë se do të aplikojnë Marrëveshjen e Parisit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendimin që të tërheqë SHBA-në nga Marrëveshje e Parisit për Klimën dhe pritet të mbajë një deklaratë publike gjatë ditëve në vijim, njoftoi sot media amerikane.
E arritur në fund të vitit 2015 në kryeqytetin francez nga më shumë se 190 vende nën drejtimin e OKB-së, kjo marrëveshje synon të limitojë rritjen e temperaturave duke reduktuar prodhimin e gazrave me efekt serrë.
Një tërheqje amerikane do të ishte një goditje për “diplomacinë klimatike” që, para 18 muajsh festonte në Paris një marrëveshje historike, ku Pekini dhe Uashingtoni (në presidencën Obama) ishin arkitektët kryesorë, përgatiti Koha. (b.an)