Në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia për çertifikimin e 38 Specialistëve të Policisë Shkencore, të cilët përfunduan me sukses kursin “Për plotësimin e njohurive dhe aftësive të ekspertëve kriminalistë me kurse 4 – mujore”.
Në bazë të konstatimit dhe me iniciativë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga ana e Institutit të Policisë Shkencore dhe në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë u hartuan dhe u miratuan programet dhe kurrikulat e kursit të kualifikimit “Për plotësimin e njohurive dhe aftësive të ekspertëve kriminalistë me kurse 4 -mujore”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, i pranishëm në ceremoni, gjatë fjalës së tij ka përgëzuar ekspertët kriminalistë për përfundimin me sukses të këtij trajnimi gjatë këtyre muajve dhe ka theksuar se tashmë Specialistët e Policisë Shkencore në qendër dhe në bazë kanë një formim profesional të njësuar dhe në përshtatje me nevojat e kohës.
Drejtori i Institutit të Policisë Shkecore Xhevair Çeloaliaj, ka përshëndetur punën e zhvilluar për hartimin e kurrikulave, programeve për kualifikimine këtyre ekspertëve si dhe ka vlerësuar domosdoshmërinë e këtij kursi në rritjen e mëtejshme të standarteve në raport me edukimin.
Në përfundim të ceremonisë specialistëve kriminalistë që përfunduan me sukses procesin e kualifikimit 4 mujor, iu dorëzuan certifikatat përkatëse dhe u zhvilluan përshëndetjet e rastit nga kolegët e pranishëm.
a.ç