Aeroporti Tullamarine i Melburnit, është detyruar të mbyllet, pasi një pasagjer në një fluturim ajror të Malajzisë, thuhet se u përpoq të rrëmbejë një aeroplan, duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente, shkruan Dailymail.
Aeroplani MH128, do të udhëtonte nga Malajzia për në Kuala Lumpur, i cili u ngrit nga aeroporti i Melbournit në orën 11.11 të së mërkurën, përpara se të detyrohej të kthehej rreth pak minuta më vonë.
Thuhet se një pasagjer i cili pretendonte se kishte eksploziv, është përpjekur që te hyje në kabinën ajrore, por udhëtarët e tjerë arritën ta nënshtronin atë.
Aeroplani njoftohet se tani është ulur dhe është në pritje të njësisë për shkatërrimin e bombës./a.ç