Një efektiv policie në detyrë ka ndërruar jetë dhe tre kolegë të tij janë plagosur pasi mjeti i tyre i punës, tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Devoll, në fshatin Fitore.
Mësohet se efektivi që ka humbur jetën është 27-vjeçari, Lorent Duli
27-vjeçari po drejtonte makinën e Policisë ka dalë nga rruga duke i marrë jetën.
Efektivët e policisë në momentin kur ndodhi ngjarja kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.
Policia
Më datë 31.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli, 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.
Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./javanews.al/a.ç