Kina dhe BE janë bashkuar për të mbushur boshllëkun nëse Donald Trump vendos të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare për ndryshimet klimatike, duke krijuar një aleancë të re të gjelbër për të luftuar ngrohjen globale.
Sipas Financial Times,Pekini dhe Brukseli kanë rënë dakord për të marrë masa për të përshpejtuar atë që ata e quajnë largimin “e pakthyeshëm” nga lëndët djegëse fosile dhe “arritjet historike” të marrëveshjes së klimës së Parisit.
Bashkëpunimi i tyre do të zbulohet të premten në një samit të liderëve të BE me Kryeministrin e Kinës Li Keqiang, në të njëjtën javë që Trump tha se SHBA do të braktisë marrëveshjen e akorduar në Paris.
Ky veprim vjen disa ditë pas një samiti të tensionuar të G7-s në Itali . Trump refuzoi të miratonte akordin historik mbi ndryshimet klimatike gjatë punimeve të samitit të G7-s ditën e shtunë, duke thënë se i duhej më shumë kohë për të vendosur. Më pas, ai shkroi në “Twitter” se vendimin e tij do ta njoftonte gjatë kësaj jave.
Përplasja u intensifikua, pasi Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për një përçarje më të thellë transatlantike duke thënë se Evropa duhej të “luftojnte vetë për të ardhmen e saj”, shkruan javanews.al
Aleanca mes BE dhe Kinës është një shprehje konkrete e zhgënjimit ndërkombëtar me Z. Trump, i cili tashmë do të braktisë marrëveshjen për ndryshimet klimatike të nënshkruar në Paris, nga presidenti Obama.
Deklarata e përbashkët nga Pekini dhe Brukseli thotë se të dy palët janë “të vendosur për të ecur përpara” me masat për të “drejtuar tranzicionin e energjisë” drejt një ekonomie globale të ulët.
Me një vendim të tillë Ëashingtoni rrezikon të mbetet jashtë çdo lloj marrëveshjeje globale mbi klimën.
Kujtojmë se edhe samitit i G7 ku mjedisi ishte një nga pikat më kryesore nuk arriti të bindte Kreun e Shtëpsië së Bardhë.
Sipas marrëveshjes të nënshkruar në Paris edhe nga vendi ynë dy vite më parë synohet që temperatura mesatare e planetit të jetë nën 2 gradë celsius ndërsa Trump mendon se shtimi i prodhimit të qymyrit do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës./javanews.al/a.ç