Gjykata e Përmetit i ka lënë të lirë, dy personat e arrestuar tre ditë më parë pasi iu gjetën 786 kg hashash në tunel.
Mësohet se Prokurori i çështjes ka kërkuar ”arrest me burg” për dy të arrestuarit Donald Nikollari dhe Gentian Hysenji, por gjykatësja i ka lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore që kanë ofruar dy të arrestuarit.
Nikollari dhe Hysenji u arrestuan tre ditë më parë, pasi Policia ka gjetur dhe sekuestruar 768 kg kanabis në një tunel në fshatin Piskovë, si dhe bëri të mundur arrestimin e poseduesve të drogës.
Përmet, kapen 768 kg kanabis në një tunel
Policia gjeti dhe sekuestroi 768 kg kanabis në fshatin Piskovë gjatë një operacioni.
Lënda narkotike, sipas policisë ishte e ndarë në 102 pako dhe disa thasë, dhe ishte fshehur në një tunel në fshatin Piskovë.
E ndërsa një ditë më voni u shoqëruan Gëntjan Hysenji, 36 vjeç dhe Donald Nikollari, 32 vjeç./a.ç