PDIU zhvilloi mitingun e çeljes së fushatës në Elbasan. Gjatë fjalës së mbajtur, kreu i kësaj force Shpëtim Idrizi, deklaroi se pas 25 Qershorit, forca që ai drejton do të bëjë koalicion me atë forcë politike që mendon si partia që ai udhëheq.
“PDIU nuk është si partitë e tjera që flasin për kauza, por sa vijnë në pushtet bëjnë pausa. Do qeverisim me atë forcë politike që mendon si ne, veç për një atdhe. Politika shqiptare ju ka lënë pa shpresë dhe mendojnë të ikin, por unë mendoj se ky vend ka shpresë. PDIU nuk ka kandidatë të importuar, por i ka qytetarë të Elbasanit që janë çdo ditë pranë halleve të qytetarëve. Ata janë njerëz që u kanë dalë për zot familjes së tyre dhe qytetarëve të këtij qyteti. Entuziazmi juaj është një obligim për ne. Ne kemi parë për 27 vet politikën shqiptare ku thonë se duhet të referojmë Shqipërinë. ne u themi që ne radhë të parë duhet të reformojnë veten. Ne kërkuam që të garonim të gjithë më vete, në korsinë tonë. Korsia e PDIU është e atyre që e duan vatanin. Ne donim të garonim të vetëm në zgjedhje dhe prania juaj na bën optimist më shumë se kurrë, pasi PDIU nuk është një parti e vogël, por parti e madhe”, tha Idrizi./a.m.