Një zjarr i madh ka përfshirë brezin me pisha në zonën e Shëngjinit, duke rrezikuar t’u afrohen disa depozitave karburanti të vendosura aty pranë.
Flakët kanë nisur në vendin e quajtur Kenadha dhe janë përhapur me shpejtësi në brezin me pisha, ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe era.
Situata rëndohet edhe më shumë pasi zjarri u ëshë afruar disa banesave në zonë, por edhe disa depozitave karburanti.
Shkodër, dhjetëra hektarë ullishte nën flakë
Dhjetëra hektarë ullishte, pyje dhe shkurre janë përfshirë nga flakët mesditën e së martës në kodrat e Melgushes dhe Oblikës në Shkodër.
Forca të shumta të zjarrfikseve, ushtrisë dhe banorë të zonës janë duke u përpjekur në izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Zjarrfikësit janë përqendruar kryesisht në vatrat që rrezikojnë banesa, duke izoluar flakët në këto zona.
Temperaturat e larta dhe era janë duke ndihmuar në përhapjen e flakëve që kanë përfshirë dhjetëra ha ullishte.
Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapje kullotash në zona me shkurre, por që më pas ka dalë jashtë kontrollit.