• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do kisha përgjegjësi po të mos ishte kapur asnjë ministër”, Rama: Kursyem 960 mln € nga tenderat

by A R
16/05/2024 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se do të kishte përgjegjësi politike po të mos ishte kapur në shkelje me detyrën nga drejtësia asnjë ministër i Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama është shprehur se kanë kursyer 960 milionë Euro me tenderat.

Blendi Fevziu: Një parti që ka kaq ministra dhe kaq kryetarë bashkie në burg, a mund të thuash se nuk ka marrë goditje?

Edi Rama: Unë kam punuar me 40 e sa ministra dhe nga 40 e sa ministra, janë 3 apo 4 në 10 vjet. PS vetëm forcohet dhe zgjerohet.

Blendi Fevziu: A jeni ju përgjegjës për këtë korrupsion që deri më tani ka evidentuar SPAK-u?

Edi Rama: Unë deri tani jam përgjegjës që ky korrupsion po evidentohet sepse po të mos ishte PS-ja nuk do të ishte SPAK-u. Nuk ka sistem korruptiv të ngritur sepse po të kishte, Shqipëria nuk do të ishte në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24 orë/7 me faktet. Nuk merren me faktet 24/7 as gazetat, as televizionet dhe asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë dhe çfarë. Unë solla shembujt atje se ndërkohë ne kemi ngritur sisteme dhe do të vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur, nuk është rritur korrupsionit. Kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit dhe këto që po dalin janë rezultat i kësaj lufte dhe këto gjëra në të shkuarën kanë qenë më flagrante dhe nuk dilnin asgjëkundi sepse nuk merrej asnjeri me to.

Blendi Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?

Edi Rama: Unë të njollosur? Si?

Blendi Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por moralisht a keni ju ndonjë përgjegjësi? Në arrati ke zëvendësin tënd, ministra në burg, kryetarë bashkie në burg.

Edi Rama: Kjo është një arsye për t’i thënë bravo Partisë Socialiste.

Blendi Fevziu: Bravo që vjedhët?

Edi Rama: Tani mos ma banalizo. Për t’i thënë bravo PS-së sepse PS-ja është e para dhe e vetmja forcë politike që ka hequr dorë nga kontrolli politik dhe thotë që “nuk dua t’ia di fare a je zëvendësi, a je shoku, a je tjetri a je tjetri, në këtë pikë nuk ka shok, nuk ka zëvendës, por ndarje të menjëhershme”.

Blendi Fevziu: Çfarë do të quanit ju përgjegjësi politike tuajën, jo penale?

Edi Rama: Do ta quaja sikur të mos ishte kapur asnjë ish-ministër i PS-së, sikur të mos ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë përpara përgjegjësisë ata të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë që në Shqipëri ka një vjedhje masive me tenderat…

Blendi Fevziu: Këtë po thotë SPAK-u.

Edi Rama: SPAK-u nuk po thotë asnjë përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëjë raste të caktuara. E vërteta është se sikur të ishte kështu, nuk do të kishim kursyer ne gati 1 miliardë, 960 milionë Euro nga tenderat. Nëse do të ishte kështu, nuk do të kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin gara para se të vinim ne. Unë nuk kam asnjë mision për t’i mbajtur pishën njerëzve dhe as për të vënë përgjues e për t’i ndjekur nga mbrapa njerëzit dhe as nuk kam të drejtë ta mendoj që mund të bëj gjëra të tilla. Unë nuk zgjedh drejtorët. E dyta e punës, kur njerëzit zgjidhen është sikur njerëzit martohen. Ato martohen se ndjejnë se jemi në një marrëdhënie dhe nuk mund t’i thuash ti me çfarë kriteri e zgjodhe burrin apo gruan. Jeta është dinamike, njerëzit janë natyra të ndryshme dhe mbi të gjitha ka një gjë që ne nuk i kemi akoma institucionet në atë nivel që të bëjnë parandalimin në masë të korrupsionit.

/a.r

Next Post
“Shpëtimit i thonë Salvatore në Itali”, Haxhiu i kthehet ashpër Sulit: Ti mos ofendo këtu se…

“Shpëtimit i thonë Salvatore në Itali”, Haxhiu i kthehet ashpër Sulit: Ti mos ofendo këtu se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com