Dukshëm i prekur nga ajo që e quan tradhëti e Lulzim Bashës, Kreshnik Spahiu e mbylli intervistën e tij tek Arian Çani me një rrëfim të sinqertë për fjalën e fundit që shkëmbeu me Bashën.
“Ai (Basha) në tha: Kreshnik meqënëse nuk po gjejmë asnjë hapësirë që Aleanca të jetë në parlament, të ftoj të bëhesh pjesë e kupolës së Partisë Demokratike dhe më pas në qeverisjen e pas 25 Qershorit.
Domethënë më ofroi të jem në Kryesinë e PD, si një nga drejtuesit e PD, ose pjesë e drejtimit të qeverisë në 26 Qershor.
Atëherë unë i thashë: Për dy arsye të refuzoj. E para, unë nuk i djeg kauzat dhe nuk e tradhëtoj luftën dhe ato qindra njerëz që më kanë mbështetur, sepse unë kam një kauzë.
E dyta, sepse sot unë nënshkruaj një kontratë se nuk e tradhëtoj luftën për një ministër. Por unë do të jem me Aleancën në një front opozitar, nëse ti do jesh në opozitë”, tha Spahiu ne emisionin “Zone e Lire”. ne TV Klan. /b.d