Këtë sezon turistik, vizitorët gjejnë plazhet më të pastra, shërbim shëndetësor 24 orë dhe siguri të garantuar nga Policia e Shtetit.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin e tij me një set fotografish të shkrepura nga bregdeti i Durrësit, Golemit dhe Gjirit të Lalëzit.
“Ka nisur një sezon i mbarë turistik, që po bën diferencën në shumë aspekte: plazhe publike të mirëmbajtur e të pastruar në mënyrë sistematike; shërbim shëndetësor 24 orë; dhe siguri e rritur për turistët dhe pushuesit”, shkruan Rama.