Kamerat e sigurisë kanë filmuar sulmuesin e Mançesterit, Salman Abedi, duke blerë një çantë shpine për të futur bombën e përgatitur për sulmin terrorist.
Në fotografitë e postuara shihet terroristi në qendrën tregtare Arndale duke bërë shoping, vetëm tri ditë para se të ndodhte sulmi në “Manchester Arena”.
Në sulmin e përgjakshëm kanë mbetur të vrarë 22 persona dhe më shumë 119 janë plagosur, derisa po ndiqnin nga afër koncertin e pop këngëtares Ariana Grande.
Çanta në fotografi është shumë e ngjashme me atë që e kishte përdorur për të fshehur bombën, gjë që ka nxitur dyshime se ai kishte shkuar në qendrën Arndale për ta blerë çantën për sulmin e planifikuar në detaje. /a.m.