• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“E latë shqipen me ligj të cunguar”, BDI kritikon Kurtin: Keqardhje për fjalët e tij

by S T
19/11/2024 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk ka dhe nuk ka pasur ligj për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut”.

Kjo fjali e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndezi debatet politike në Maqedoni të Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate, e konsideroi deklaratën e shefit të qeverisë së Prishtinës, të pavërtetë dhe të papranueshme. BDI sjell në vëmendje ligjin për përdorimin e gjuhëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duke theksuar se aty konfirmohet shqipja si gjuhë zyrtare pasi e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve.

“Për të sqaruar çdo keqinterpretim apo shpërndarje të informacionit të pasaktë, kemi shpërndarë përmbajtjen e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Qeverisë së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, partive politike dhe mediave në Kosovë. Ky veprim është bërë për të provuar me fakte se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk qëndrojnë dhe për të garantuar që publiku në Kosovë të jetë i informuar drejt. Është për keqardhje që një Kryeministri i Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Gjatë të martës, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, priti në Tetovë ambasadorin e Italisë në Maqedoni të Veriut, Andrea Silvestri. Sipas deklaratës zyrtare, Ahmeti i tha diplomatit se “ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën”. Pretendimeve të partisë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut iu përgjigj zëvendëskryeministri Arben Fetai.

“Pas vizitës sonë në Kosovë, disa politikanë të deshperuar, që nuk kanë bërë asgjë për qytetarët, po përpiqen të shpikin armiq dhe të hedhin baltë. Madje, disa guxuan ta quajnë kryeministrin Albin Kurti “antishqiptar”! Kryeministrin që ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve, në çdo cep të botës! Dhe pse gjithë kjo zhurmë? Sepse Kurti e tha troç të vërtetën për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut! Kush po e kritikon? Opozita e 20%-shit! Ata që për 22 vite kanë heshtur dhe nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët! Ata që kanë lënë shqipen të mbetet peng i një ligji të cunguar dhe të gjykatësve të emëruar nga vetë ata! VLEN-i thotë me zë të lartë: Shqipja nuk do të jetë përqindje! Shqipja është krenaria jonë, identiteti ynë kombëtar, dhe nuk ka forcë që të na ndalë ta vendosim atë aty ku e ka vendin”, tha Fetai.

Ndër të tjera, zëvendëskryeministri Fetai thotë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë më të bashkuara se kurrë më parë dhe nënvizon se asnjë nuk mund të krijojë përçarje.

Next Post
SHQIPËRI-UKRAINË/ Përkeqësohen gjërat, ukrainasit shënojnë dy herë në 10 minuta

SHQIPËRI-UKRAINË/ Përkeqësohen gjërat, ukrainasit shënojnë dy herë në 10 minuta

TË FUNDIT

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In