Në seancën e jashtëzakoshme të së hënës, në parlament u votuan lirimet e 6 ministrave që qeverisë, dhe emërimet e 6 propozimeve të opozitës, në bazë të paktit Rama-Basha. Në seancë, Kreu në detyrë i Kuvendit Ilir Meta votoi kundër zëvendësimit të Ministrit të Financave Arben Ahmetajt me emrin e ri të propozuar nga opozita, asaj të Helga Vukës.
Këtë të mërkurë, i ftuar në emisionin Studio e Hapur, Ilir Meta ka shpjeguar votën e tij, duke thënë se zëvendësimi i personit që drejton paratë e shtetit shqiptar nuk ishte bindës. Kreu i zgjedhur i shtetit është shprehur se zëvendësimi i Ministrit të Financave nuk kishte pse të ishte pjesë e kërkesave të opozitës.
“Ndërrimi i ministrit të financave nuk ishte bindës për mendimin tim. Aq më tepër duke pasur parasysh çështje të tjera, që kanë të bëjnë me stabilitetin makroekekononik dhe çështje të tjera.
Besoj se të gjithë kemi qenë të qartë që në fillim të kësaj situata e para ishte çështja e ministrit të brendshëm, e dyta ministri i drejtësisë. Dhe kjo ishte mëse normale. Dhe pastaj disa ministra të tjerë sipas shqëetësimeve të opozitës, ishte një qëndrim personal…”-tha Meta.