Ajo ishte vetëm 14 vjeçe kur u largua nga familja me ëndrrën se gjeti njeriun e dashur me të cilin do të ndërtonte jetën. Iu përkushtua personit që nuk kishte shumë kohë që e njihte, por më vonë do ta kuptonte që ai ishte një trafikant, duke e gjetur veten mes një rrjeti prostitucioni. Në një intervistë për TVSH-në, e reja rrëfen tmerrin që ka përjetuar për një kohë të gjatë.