• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ironia: Republika e Re e pesë ministrave që varen nga Rama

by S M
21/05/2017 00:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Ithtarët e mëdhenj të Republikës së Re shqiptare, e lanë betejën për republikën e tyre, ende pa e filluar atë.

Ata kishin premtuar një revolucion demokratik në Shqipëri.

Çfarë ndodhi?

Revolucionarët lanë armët në tavolinë. Dhe, më këtë rast, ata pranuan të marrin një zv. Kryeministër dhe pesë apo gjashtë ministra teknikë në qeverinë Rama, për të lënë gjithëçka mënjanë.

“Në betejë shpesh herë – tha Sokrati në gjyq – duket qartë se dikush mund të shpëtojë nga vdekja nëse i hedh armët dhe kthehet të kërkojë mëshirë nga ndjekësit”

Është një pohim shumë i qartë ky gjykim i Sokratit, por beteja për Republikën e Re në fakt ishte frikë nga përballja me të vërtetën, dhe jo luftë për të vërtetën.

Po le ta arsyetojnë kapitullimin e republikanëve të rinj të Shqipërisë.

l.
Në funksion të një analize, befas, që në fillim na del kjo pyetje: e pra, ku shkoi beteja e madhe e Saliut dhe Lulit për revolucionin demokratik të Republikës së Re?

Beteja filloi me një protestë dhe, pas saj, vijoi me një ngujim politik në një Çadër, ngritur prej tyre në mes të Bulevardit të Tiranës.

Për faktin se qeverisja Rama sipas tyre drejtohej nga krimi, ata kërkonin dorëheqjen e kryeministrit dhe një kryeministër teknik e qeveri teknike, të zgjedhur me konsesus; kërkonin votim elektronik, kërkonin ndryshimin e ligjit për vetingun; bojkotuan Parlamentin dhe nuk u regjistruan në zgjedhje si subjekt elektoral. Brenda kësaj filozofie: ata do të frymëzimin një revoltë masive në Shqipëri.

Por ishin fjalë: ata donin vetëm destabilizim të Shqipërisë.

Në fakt asnjë nga këto kërkesa nuk u realizua. Megjithatë, revolucionarët e braktisën revolucionin e tyre demokratik.

E pra, pasi nuk u realizua asnjë nga ato kërkesa: pse e lanë betejën republikanët e rinj?

Duhet ta ndreqim mendimin: në fakt këta ishin të ndjekur që u fshehën në një çadër, por që nuk rezistuan dot dhe u dorëzuan.

ll.
E vërteta është se ishte pamundësi absolute që këta të mund të bënin betejë me Amerikën dhe me të gjithë Perëndimin, sepse, me frikë, donin t’i shpëtonin ndëshkimit për korrupsion që po iu qëndron mbi kokë si shpata e Damokleut.

Frika asnjëherë nuk krijon dot një arsye të shëndoshë

Por, për të gjetur të vërtetën e këtij kapitullimi, ja cilat duhet të jenë pyetjet që ngrihen për këtë rast:

Pse, pesë ministra që janë staf i kryeministrit dhe që nuk mund të vendosin dot asgjë vetë do ta bëjnë revolucionin demokratik të Republikës së Re në Shqipëri?

Pse, pesë ministra që janë nën drejtimin e kryeministrit Rama do ta bllokojnë këtë në fjalën përpara shqiptarëve si kryeministër?

Pse, pesë ministra teknikë do të strukturojnë Republikën e Re, kur asnjëri prej tyre nuk e di se çdo të thotë koncepti republikë?

Pse, pesë ministra pa fare forcë politike do të ndalojnë përdorimin e atyre miliarda Euro që pretendoi Çadra se do të hidheshin në fushatën elektorale nga një qeveri e inkriminuar me drogë ?

Pse, pesë ministra pa staf, do të garantojnë një republikë të re që pritet të lindë?

Pse, strukturuesit e Republikës së Re, do të kenë më kurajë që ta përmendin këtë republikë, kur vetë i janë dorëzuar ndjekësit për të shpëtuar kokën?

Pse, ndjekësi, domethënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vërtet mendoni se mund t’i pranojnë më në bisedime “të dorëzuarit” e Çadrës?

Pse, këta të dorëzuar pa luftë, vërtet mendoni se mund të dëgjohen në një fushatë elektorale ku kërkohet pushteti politik?

lll.
Të gjitha këto na tregojnë se në shqiptarët ndërkohë kemi hyrë në një etapë të re. E gjithë kjo që ndodhi në tre muaj ka qenë në fakt një vrer i grumbulluar prej tre vjetësh te pushtetarët e korruptuar që nuk kanë pranuar Reformën në Drejtësi për vendosjen e moralitetit në drejtimin politik institucional të shoqërisë shqiptare.

Këta që të gjithë janë të kërcënuar nga reforma për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

Ndodhia e datës 18 maj që shkatërroi Çadrën e korrupsionit, dhe shkuarja e të gjithëve kokëulur për të votuar vetingun në Parlament, është një fitore e madhe e drejtësisë që pritet të vendoset në Shqipëri.

E hëna e 22 majit duhet të jetë dita kur fillon avancimi për triumfin e moralitetit në istitucionalizimin demokratik të Shqipërisë.

Next Post
Delhi, qyteti aziatik që kujdeset për të gjithë

Delhi, qyteti aziatik që kujdeset për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

October 9, 2026
“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com