Marrëveshja Rama-Basha parashikon ndryshime të mëdha në Qeveri, ku jashtë saj mbetet edhe kryetari i LSI, Petrit Vasili.
E vetmja ministri që i hiqet LSI-së nga marrëveshja është pikërisht ajo e drejtësisë që drejtohet nga kryetari i saj.
Kjo ministri dhe Drejtoria e Burgjeve që varet nga ajo, në bazë të marrëveshjes Rama-Basha do të zëvendësohet nga një emër i propozuar nga opozita.
Ndryshimet e tjera që prekin institucionet e drejtuara nga LSI përfshijnë edhe zyrën e hipotekave dhe dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural./javanews.al/a.ç