Mesditën e sotme kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi një takim në zyrën e ish-kryeministrit Berisha. Ky takim erdhi vetëm disa orë pas arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Basha. Ndërsa pas Metës në zyrën e Berishës trokiti kreu i republikanëve, Fatmir Mediu. Nderkaq Mediu në një deklaratë për gazetarët zbuloi një “sekret” siç e quajti ai, që Basha i kishte thënë për marrëveshjen e arritur me Ramën.
Nuk folëm gjatë, për shkak të raportit konfidencial të marrëveshjes me Ramën. Më tha se eshte nje marreveshje e qendrueshme. Sot folëm dhe ramë dakord që pasi të mbarojë takimi me Ramën të ketë takim me aleatët” tregoi Mediu.