FIFA ka vendosur 26 Shkurtin si datën ku do të zhvillohet Kongresi i jashtëzakonshëm për zgjedhjen e presidentit të ri. Vendimi është marrë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, e mbajtur të hënën në Zyrih.
Këto zgjedhje do të zhvillohen pas skandalit të korrupsionit në FIFA, që tronditi këtë instucion pas arrestimeve të disa zyrtarëve. Drejtësia po heton dhe mënyrën se si u përzgjodhën vendet organizatore të Kupës së Botës në vitin 2018 dhe 2022, respektivisht në Rusi dhe Katar.
Situata e krijuar shtrëngoi Sepp Blatter të tërhiqej nga posti i presidentit edhe pse kishte fituar mandantin e pestë radhazi në Kongresin e mbajtur në fund të Majit.
Pasardhësi i tij duhet të nisë një reformë në FIFA, për të ndryshuar funksionimin e saj. Emrat e përfolur për kandidatë janë disa ku nuk bën përjashtim edhe kreu aktual i UEFA-s, Michel Platini. Ai është ndër kritikuesit kryesorë të Sepp Blatter.
Blatter i hedhin kartmonedha në fytyrë
Sapo ka hyrë në sallën e konferencës së FIFA, në Zyrih, Joseph Blatter është ‘sulmuar’ nga një person që i ka hedhur në fytyrë një sërë kartmonedhash false, dhe me pas u largua nga forcat e sigurisë. Presidenti i FIFA-s doli nga salla.
“Më parë duhet të pastrohet aty. Për momentin nuk jam në gjendje të flas për futbollin. Ky nuk është futboll”, ka thënë Blatter.
https://www.youtube.com/watch?v=b9BLiPFRQjQ
Aktualisht, qarkullojnë zërat se edhe Michel Platini, që është kreu i UEFA-s, mund të kandidojë për kreun e FIFA-s. Zgjedhjet do të bëhen më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, sipas ekzekutivit të futbollit. Një burim ka thënë për BBC-në ka konfirmuar këto zëra. Por megjithatë ka saktësuar se Platini nuk dëshiron të komentojë, pasi “nuk ka qëllim të diskutojë në publik planet e tij”.