Për këto veprime shtetasi M.B është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, shoku i tij, A.P. 3 vjet e 4 muaj burgim, Skerdi Fejzo 1 vit e 8 muaj burgim, E.L. 3 vjet e 4 muaj burgim dhe E.L 2 vjet e 6 muaj burgim.Sipas prokurorisë së Tiranës në disa raste,të pandehurit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pothuajse me të njejtin mekanizëm,i kanë marrë të dëmtuarve të ndryshëm sendet që mbanin me vete (kryesisht celularë,lekë apo ora) duke i kërcënuar se do t’i dëmtonin fizikisht nën presionin e thikës apo sendeve të forta (tulla). Në të gjitha rastet, të pandehurit i afroheshin personave kryesisht të mitur në ambinetet e liqenit artificial Tiranë, i kërkonin aparate celular ose lekët dhe më pas nuk ia kthenin më,duke i kërcënuar me thikë ose me ndonjë gur që mbanin në dorë. Më pas, të pandehurit i shisnin aparatet celular dhe paratë e siguruara i konsumonin për nevojat e tyre.
Tek zona e liqenit
Në datën 2 gusht 2016, në ambientet e Komisariatit nr.1 Tiranë ka paraqitur kallëzim penal një adoleshent, i cili ka parashtruar se atë ditë, pranë kodrave të liqenit artificial në Tiranë, ai ka qënë duke bërë një shëtitje së bashku me shokun e tij. Ata i kanë kërcënuar gjithashtu që të mos bëjnë kallëzim në polici se përndryshe do t’i thernin me thikë. Pasi këta shtetas kanë treguar për karaktreristikat e personave, të cilët i kanë vjedhur nën kërcënimin e thikave, policia në rrugë operative ka bërë të mundur identifikimin e një vajze, e cila më pas nën praninë e avokates dhe psikologes ka deklaruar në ambientet e Komisariatit nr 1 se ka qënë e shoqëruar e të pandehurve në datën 2 gusht 2016 pranë liqenit artificial të Tiranës. Ajo ka spjeguar për disa episode vjedhjeje, përfshirë edhe të gjithë dinamikën e ngjarjes se si ata kanë marrë sendet e denoncuara.
Grabitje me tulla e thikë
Pas ndalimit të të pandehurve,janë kryer procedurat e paraqitjes për njohje dhe i dëmtuari ka njohur personat e arrestuar. Më datë 29 korrik 2016 i dëmtuari ka paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë duke spieguar se ditën e kallëzimit ka qenë me shokët e tij për të vrapuar në Kodrat e Liqenit, Tiranë. Rreth orës 19:30, në afërsi të Amfiteatrit, i janë afruar 7 persona,6 djem dhe 1 vajzë. Personat e mësipërm, i kanë ndaluar të dëmtuarin dhe shokët e tij dhe kanë nisur t’i kontrollonin xhepat, duke i marrë 100 lekë dhe një aparat telefonik të markës Samsung Duo ngjyrë e bardhë.
Njëri nga autorët mbante në dorë një thikë, ndërsa një tjetër një tullë gati për të goditur të dëmtuarin dhe shokët e tij. Autorët e veprës i kanë kërcënuar të dëmtuarit që të mos tregonin dhe më pas i kanë lënë të lirë. Faktet e mësipërme janë konfirmuar edhe nga shoku i të dëmtuarit Renis Bejta.Në vijim të hetimeve, nga ana e oficerëve të policisë Gjyqësore është verifikuar se telefonat e vjedhur në dy episodet e mësipërme janë shitur nga të pandehurit tek tregtarët e telefonave të përdorur në vendin e quajtur “Tregu Cam” ose ”Tregu i Dollarit” Tiranë. Më datë 28 korrik 2016 kanë paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë në lidhje me një ngjarje të ndodhur atë ditë.
Sipas kallëzuesve, rreth orës 10:30 ata kanë qenë duke shëtitur në Kodrat e Liqenit Artificial Tiranë dhe në afërsi të shkollës Willson i janë afruar 3 djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë ka pretenduar se ata (të dëmtuarit) kanë ngacmuar vajzën që ndodhej me të duke pretenduar se “pse e shikoni ashtu”. Më pas, të tre personat i janë afruar kërcënueshëm duke i kërkuar lekët që mund të kishin me vete. Të ndjerë të frikësuar, ata I kanë dhënë gjithçka që kishin me vete.
ma.me