Ish-banorja e Big Brother Armela Hyseni ka qenë padyshim një nga konkurrentet më të komentuara në këtë edicion.
Megjithatë e ftuar në “Thumb” të Fatma dhe Aulonës Armela ka folur jo vetëm për Big Brother por edhe për jetën e saj jashtë. Ajo është pyetur nga moderatoret nëse ka ndjerë ndonjëherë paragjykimin duke qenë me ngjyrë.
Armela është përgjigjur se e ka ndjerë më shumë kur ka qenë e vogël në moshë, por më pas është bërë indiferente duke fituar imunitet. Gjithashtu ajo theksoi se edhe pse paragjykimi është ulur ndjeshëm sërish ai ekziston.