“12 javë protestë do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e Re dhe rrëzimin e Republikës së Vjetër“, kështu ka deklaruar Lulzim Basha sot gjatë një bashkëbisedimi me protestuesit tek çadra. Nuk dihet nëse me këtë Basha nënkupton mbylljen e çadrës nesër. Lideri i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës, ndërsa deklaroi se asgjë më e rëndësishme nuk do të ndodhë këto 24 orë.
“12 javë qëndresë, pra 3 muaj protestë, do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e Re dhe rrëzimin e Republikës së Vjetër. Nesër shpresa merr rrugën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Nesër bashkohen të gjithë në këtë shesh për të përmbysur republikën e vjetër. Nesër bashkohën në shesh qindra mijëra të rinj, të papune, të perndjekur politike dhe biznesi i vogel. Do të bashkohemi në kërë shesh si kurrë më parë. Republika e re do të çliroje biznesin e vogël dhe i jep zgjidhje papunësisë. Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet republikën e vjetër të vesit, korrupsioni, krimit e drogës të pazareve të ndyra politike, republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër republikën e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.
Basha tha se me ‘Republikën e Re’ do anulohet ligji për arsimin e lartë si dhe do përgjysmohet çmimi i biletës së urbanit në Tiranë dhe në rrethe.
“Ligji i Republikës së re do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Do marrë fund kaosi me maturant, pasi vetëm merita dhe preferenca do përcaktojë të drejtën e studimit. Me ne bashkohen nesër qindra e mijëra sipërmarrësish të vegjël që kanë përjetuar terror me taksat. Ata janë detyruar të mbyllin bizneset për shkak të taksave. Nesër bashkohen me ne qindra dhe mijëra fermerë që në 4 vite përjetuan 0 investime. Nga ky shesh me votën e lire do i kthejmë fermerëve shqiptarë sigurimin e tregut që produktet e tyre. 650 mijë pensionistë i bashkohen nesër protestës tonë të cilët janë braktisur në këto vite. Ata bashkohen me Republikën e Re që do mundësojë që pensioni i tyre të mos jetë më pak se 250 mijë lekë në muaj. Sepse paratë e pensionistëve do jenë për pensionistët dhe jo për lali fikun dhe të korruptuarit e tij. Me Republikën e Re do përgjysmojmë biletat e urbanit në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër”- tha Basha./javanews.al/a.ç