Një ngjarje e rëndë raportohet nga Sukthi. Një punonjëse policie i ka dhënë fund jetës, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
Sipas të dhënave të para mësohet se efektivja e policisë ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në katund Sukth.
Informacioni paraprak
Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.
c.a