• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Çdo ndërtim i ri, akses të plotë për personat me aftësi të kufizuara

by Java News
10/05/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës po punon për përmbushjen e standardeve dhe krijimin e kushteve për Personat me Aftësi të Kufizuara. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh sot se Tirana ka potencialin për t’u bërë model i përmbushjes së standardeve të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara, duke shërbyer si shembull pozitiv për qytetet e tjera në të gjithë Shqipërinë. Ai ishte i pranishëm në aktivitetin me temë “Të ndryshëm, por të barabartë” të organizuar nga World Vision dhe Nehemiah Gateëay, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale e Rinisë.

Kryebashkiaku theksoi se për herë të parë, në pesë kopshte të Tiranës janë krijuar hapësira të veçanta të dedikuara për fëmijët me aftësi të kufizuara, projekt që po shtrihet edhe në çerdhe dhe në kopshtet e tjera të kryeqyteit. “Bashkia ka pasur në fokus fëmijët. Për herë të parë kemi dalë nga logjika e të menduarit për zgjedhjet e ardhshme, por kemi futur logjikën e të menduarit për gjeneratën e ardhshme dhe kjo është arsyeja pse viti i parë ka qenë një vit ku u fokusuam në kopshte dhe në çerdhe, në rehabilitimin e plotë të tyre. Për herë të parë në 5 kopshte të Tiranës kemi hapësira dhe mësues të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara, kryesisht me Sindromën Down apo autikë, të cilët kanë një kujdes special, por në çerdhe dhe në kopshte me gjithë të tjerët”, tha Veliaj.

Ai solli në vëmendje edhe rikonstruksionin e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”, hapësirat e së cilës u çliruan nga ndërtimet pa leje. “Në vizionin tonë, shkolla duhet të jetë një qendër burimore, e cila trajnon mësuesit të cilët më pas kalojnë në të gjitha shkollat e tjera. Grupimi i fëmijëve në një shkollë speciale të stigmatizuar nuk është mënyra moderne për të ecur përpara, ndaj dhe shumë shpejt shkolla do të transformohet nga një shkollë e përqendruar për nevoja speciale, në një shkollë që kryesisht trajnon mësues, të cilët emërohen në të gjithë shkollat e rregullta të sistemit tonë arsimor, për të ofruar një shërbim të posaçëm”, tha ai, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e prindërve. Veliaj shtoi se për herë të parë, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të përshtatur edhe këndet e lodrave për fëmijët me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të kenë të njëjtin akses jo vetëm në klasë, por edhe mjediset e dedikuara për argëtim.

Veliaj tha se po punohet që të krijohen lehtësi për aksesin e personave me aftësi të kufizuara në godinat ekzistuese, ndërkohë që është bërë i detyrueshëm që çdo godinë e re të garantojë akses të plotë.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese edhe në fushën e transportit dhe infrastrukturës, në mbështetje të PAK. “Në fillim të këtij viti nisëm reformën e transportit publik. Kaluam nga 200 në 290 mjete flotë, rehabilituam 377 stacione autobusësh dhe më vjen mirë që të gjitha mjetet e reja që janë shtuar në Tiranë, janë të aksesueshme nga karriget me rrota dhe personat me aftësi të kufizuar. Vendosja e këtyre rregullave për herë të parë në sistemin e transportit publik të qytetit, besoj ka qenë një shenjë emancipuese dhe uroj që edhe bashkitë e tjera të ndjekin modelin e Tiranës, për ta vendosur në mes shumë kritereve”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka nisur vendosjen e sinjaleve akustike në nyjet kryesore me semaforë, si dhe është duke punuar për ndërtimin e rampave. Veliaj garantoi krijimin e vendeve të parkimit të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, projekt ky që do të shtrihet në 400 rrugë të reja.

Një tjetër çështje ku u ndal Kryetari i Bashkisë, ishte dhe çështja e punësimit. Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës synon promovimin e jetesës së pavarur nëpërmjet aftësimit për jetën dhe aftësimit për punësim, përmes pjesëmarrjes së tyre në programet e nxitjes së punësimit, programe që u mundësojnë të rinjve të fitojnë përvojë profesionale në sektorin privat dhe publik.

c.a

Next Post
Mbi horrorin Tiranë – Durrës e kthim

Më keni bërë që të mos pi dot një kafe qetë në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK dhe Antimafias, kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

Operacioni i SPAK dhe Antimafias, kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

May 26, 2026
Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

May 26, 2026
Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

May 26, 2026
E pazakontë/ I moshuari merr mbesën e “gabuar” nga çerdhja, e dallon kur kthehet në shtëpi. Nis hetimi

Regjistrimet në çerdhe dhe kopshte, Beqiri sqaron procedurat dhe risitë: Online vetëm për një njësi bashkiake

May 26, 2026
Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

May 26, 2026
Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

Sulmet e reja amerikane, reagon Irani: Do të kenë përgjigje shumë të ashpër, përtej rajonit

May 26, 2026
Zbardhet ngjarja e rëndë! Shqiptari u ekzekutua dhe u hodh në rezervuar, arrestohen 2 bashkëatdhetarë dhe një spanjolle

Kapet në Spanjë 49-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO për trafik droge e grup kriminal

May 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

May 26, 2026
FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

FOTO / Takimi në Vatikan, Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

May 26, 2026
Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In