Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, listat e kandidatëve për deputetë të depozituara nga partitë në KQZ, pasi sipas liderit të PD janë të paligjshme, pasi u pranuan pasi kishte skaduar afati ligjor. Basha tha se ligjërisht 18 qershori ka rënë. Kryetari i opozitës deklaroi se nëse Kolegji Zgjedhor nuk hedh poshtë listat e zgjedhësve, atëherë kushtetuta e vjetër do të merret përpara nga vullneti i qytetarëve.
“Kolegji zgjedhor do ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat e paligjshme. Nëse Kolegji vendos të thotë se bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë kushtetuta do të merret përpara nga bashkimi i shqiptarëve për Republikën e re. Nëse kolegji zgjedhor, pas presioneve vendos të mashtrojë shqiptarët, atëherë ligji zgjedhor dhe kushtetuta e vjetër do të merret përpara nga bashkimi i shqiptarëve. Procesi i zgjedhjeve të 18 qershori dështoi edhe ligjerisht. Çdo listë e dorësuar në KQZ është e jashtëligjshme, procesi është në kolaps ligjor. Data ligjore zyrtare për zgjedhjet ka skaduar. Shpresojnë se me presionë ndaj kolegjit zgjedhor të mashtrojnë qytetarët”
Basha insistoi edhe njëherë në kërkesën për qeveri teknike dhe paralajmëroi sërish dështimin e negociatave për gjetjen e një zgjidhje.
“Jemi në këmbë dhe në këmbë do të qëndrojmë deri sa të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike që do të luftojë drogën dhe votën e lirë. Edi Rama është pengesa e vetme drejt këtij hapi historik. Nuk ka negociator në botë ta bëjë Ramën të pranojë drogën dhe të pranojë përgjegjësinë t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Jam i gatshëm të marr përgjegjësitë e mija për dialog. Pas dy takimeve shterpë, nuk kam dyshim që Rama do i bindet forcës së arsyes”, tha Basha.
Basha sulmoi edhe ambasadorët, të cilët sipas tij janë bashkëfajtorë me Ramën, pasi nuk kanë raportuar drogën dhe krimin.
“Zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë nuk raportonin drogën dhe kriminelet edhe kur ata gjakosnin qytetarët në ambientet e komisariateve. Zyrtaret ndërkombëtarë janë bashkëfajtorë bashkë me Ramën dhe nuk dalin dot nga rrethi vicioz i Ramës. Zyrtarët e huaj kanë vepruar në interes të xhepave të tyre të korruptuar dhe jo të aleatëve tane SHBA-BE”, tha Basha/Javanews.al/c.a