Real Madrid pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër gjatë verës së ardhshme. Drejtuesit e Real Madridit tashmë kanë shpenzuar 70 milionë euro në transferimin e lojtarëve të rinj.
40 milionë euro u ka kushtuar talenti brazilian i Flamengos, Vinicius Junior, ndërsa 30 milionë mbrojtësi i Atletico Madridit, Theo Hernandez.Përveç prurjeve, Reali po përgatit edhe disa largime të bujshme gjatë verës, shkruajnë mediat spanjolle.
Dy largimet e para pritet të jenë Pepe dhe Fabio Coentrao. Të parit i skadon kontrata, ndërsa Coentrao nuk ka besimin e skuadrës.Ndërsa për shkak të minutazhës së vogël, nga skuadra pritet të largohen edhe James Rodriguez dhe Alvaro Morata, përgatiti ”Express”. (b.an)