Një polic në Britani është dënuar me 4 muaj burg për “sjellje të papranueshme në vendin e punës” dhe “tradhti të besimit publik”.
Dënimi i tij ka të bëjë me një lidhje dashurie mes agjentit të policisë dhe një studente shqiptare 20-vjeçare të quajtur Xhesika Lorenci.
Mediat britanike bëjnë me dije se ata ishin takuar në tetot të vitit 2015, pasi shqiptarja kishte përfunduar në polici për krime materiale në Gjykatën e Earls.
Pas këtij takimi, mësohet se agjenti dhe studentja shqiptare kishin këmbyer numrat e telefonit njëri me tjetrin pas ai po e çonte për në shtëpi.
Më pas, lidhje e tyre ishte përforcuar aq shumë, sa çifti nuk kishte nguruar në bënte seks edhe në stacionin e policisë.
Por, lidhje e tyre u zbulua pas publikimit të mesazheve të tyre në Whats App dhe për këtë gjykata vendosi që të dënonte policin me 4 muaj burg.
Agjenti i policisë britanike ishte i martuar dhe kishte një fëmijë 2-vjeç, ndërsa bëhet e ditur se ai i jepte shqiptares substanca narkotike. /express/b.d