Trajneri i Juventusit, Max Allegri siç duket nuk është edhe aq i kënaqur me aspektin teknik të ekipit të tij, pasi sipas mund të ishte dhe më mirë.
Juventusi fitoi përballjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Monacos, 0-2, dhe me këtë rezultat Allegri është ndarë i kënaqur, transmeton Koha.net.“Duhet t’i komplimente skuadrës, sepse nuk ishte aspak e lehtë. Monaco ka shumë teknikë.
Bëmë disa gabime dhe Buffon bëri një pritje fantastike kur ishim 0-0. Ne mund të kishim luajtur më mirë teknikisht, por shënuan në kundërsulm, që është arma më e fortë e Monacos. Ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur, luajnë në linja vertikale dhe ju ose duhet të pasoni përpara, dhe nëse nuk e menaxhoni këtë, duhet ta pasoni prapa për të mbajtur posedimin”, është shprehur ai për Mediaset Premium.
Më tutje ai ka shtuar se, “në momentin kur dlën në epërsi, ishin disa krosime të rrezikshme, por në përgjithësi duhet të jemi të lumtur. Duhet të luhet edhe ndeshja e dytë, dhe kjo është edhe një tjetër ndeshje serioze”.Allegri ka lavdëruar për paraqitjen e sotme Dani Alvesin, si dhe portierin Gigi Buffon. (b.an)