• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më shpërfillte si vjehërr e nuk më shërbente”, zbardhet dëshmia e 75-vjeçarit që vrau nusen e djalit

by A R
04/05/2017 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e Ndoc Totes, vjehrrit që vrau nusen e djalit. “Panorama” shkruan se ai  u prangos rreth 2 orë pas ngjarjes pa bërë rezistencë në një zonë të pyllëzuar, rreth 2 km larg banesës së tij.

Vera Tota
Vera Tota

75-vjeçari u dërgua në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, ndërsa oficeret e Policisë nisen marrjen në pyetje të tij për të zbuluar më shumë mbi krimin e ndodhur.

Ndoca Tota ka pranuar krimin duke shprehur pendesë për atë që kishte ndodhur. Sipas tij, e gjitha kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se kjo situatë kishte ardhur si rrjedhojë e konflikteve të vazhdueshme mes tij dhe nuses së djalit.

Por, pavarësisht këtij pretendimi, policia bën të ditur se nuk ka pasur ndonjëherë denoncim në komisariat për konflikte mes tyre.

Në kushte të tronditjes së rëndë psikologjike, 75- vjeçari ka deklaruar se nëna e dy fëmijëve nuk u përgjigjej kërkesave të tij për përkujdesje si dhe shfaqte ndaj tij mospërfillje.

Ky ka qenë edhe shkaku që në orët e para të së mërkurës mes tyre të nisë një debat. Më pas konflikti është përshkallëzuar, ku 75-vjeçari e ka goditur me një levë hekuri në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

“Nuk desha ta vras nusen e djalit, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër pas një debati që patëm”, është shprehur Ndoc Tota, shkruan “Panorama”.

“Me nusen kam pasur vazhdimisht konflikte, pasi ajo nuk më shërbente siç duhet dhe më shpërfillte si vjehërr”, ka përfunduar në dëshminë e tij 75-vjeçari Tota.

Nisur nga fakti se momentalisht 75-vjeçari ndodhet në kushtet e tronditjes së rëndë psikologjike, Ndoc Tota do të merret sërish në pyetje në ditën në vijim, për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

Next Post
Qeveria ul me 5 vjet moshën e pensionit për minatorët, trefishon pensionin

Qeveria ul me 5 vjet moshën e pensionit për minatorët, trefishon pensionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Barcelona po bëhej gati ta shiste, lojtari i cilësuar si talent i “La Massia” dëmtohet rëndë në stërvitje

Barcelona po bëhej gati ta shiste, lojtari i cilësuar si talent i “La Massia” dëmtohet rëndë në stërvitje

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmet apokaliptik me forcë 7,4 ballë në Kolumbi, dhjetëra të vdekur! Ndërtesa të shembura dhe ulërima! Nisin kërkimet në rrënoja, shikoni pamjet e tmerrit

VIDEO/ Tërmet apokaliptik me forcë 7,4 ballë në Kolumbi, dhjetëra të vdekur! Ndërtesa të shembura dhe ulërima! Nisin kërkimet në rrënoja, shikoni pamjet e tmerrit

August 10, 2026
Pëhapi informacione “fake” për transferimin e yllit të Bajernit, arrestohet gazetari sportiv: Po vë kokën në rrezik!

Pëhapi informacione “fake” për transferimin e yllit të Bajernit, arrestohet gazetari sportiv: Po vë kokën në rrezik!

August 10, 2026
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

August 10, 2026
Lufta SHBA-Iran, Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan!

Lufta SHBA-Iran, Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan!

August 10, 2026
Mourinho zbulon detajin pasi la Real Madrid herën e parë: Pranova të merrja drejtimin e United kur Ferguson u largua, por…

Mourinho zbulon detajin pasi la Real Madrid herën e parë: Pranova të merrja drejtimin e United kur Ferguson u largua, por…

August 10, 2026
“Ujëvara e Verdhë” tërheq vizitorë gjatë pushimeve verore

“Ujëvara e Verdhë” tërheq vizitorë gjatë pushimeve verore

August 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

August 10, 2026
Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

August 10, 2026
E rëndë në liqenin e Pogradecit, 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë, dy pistat e hetimit

E rëndë në liqenin e Pogradecit, 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë, dy pistat e hetimit

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com