Kreu i LIBRA-s Ben Blushi i krahason Ramën dhe Lulzim Bashën si cigarja dhe shkrepsja.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Blushi ka ironizuar takimin e dështuar mes kryeministrit dhe kreut të opozitës, duke shkruan se do të ishte çudi sikur ata të dy të arrinin në një marrëveshje.
Sipas Blushit, kriza politike që ka kapluar vendin nuk mund të zgjidhet dot pa bërë zgjedhje.
STATUSI I BLUSHIT:
DO ISHTE ÇUDI TË MERRESHIN VESH
Që Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje do ishte njëlloj sikur cigarja dhe shkrepsja të shuanin zjarrin. Më vjen keq nëse PD nuk hyn në zgjedhje por më shumë keqardhje kam nëse shumë shqiptarë nuk do shkojnë të votojnë për çdo arsye. Kjo krizë nuk zgjidhet dot pa zgjedhje por me zgjedhje sa më të shpeshta. Mundësisht cdo vit duke filluar nga viti i ardhshëm!
c.a