• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të ndahet “Buxheti 2025”? Ja kush merr pjesën e majme! Institucionet që kërkojnë më shumë para

by A R
11/11/2024 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin e ardhshëm në komisionet parlamentare ka shpalosur dhe vënë në dukje institucionet që janë mjaftuar me të ardhurat e përcaktuara nga qeveria dhe të tjera institucione të pakënaqura me mënyrën se si është ndarë “torta” këtë vit.

SPAK është ndër të parët që ka shprehur indinjatën hapur në Kuvend për 1 milion euro më pak. E kjo, pikërisht në kohën kur kërkohen çdo ditë e më tepër rezultate nga ky institucion. Shërbimi Informativ i Shtetit, ndonëse ka një rritje prej 33 për qind është gjithashtu i pakënaqur me buxhetin e dhënë.

Sakaq, edhe këtë javë priten të tjera dëgjesa, ku institucionet do të dëgjohen mbi pretendimet që kanë. Nga ana tjetër, buxheti i 2025-s konsiderohet nga Partia Demokratike si buxheti i oligarkëve dhe që shkon për llogari të Belinda Ballukut. Ata kanë paralajmëruar se do të sjellin amendamente që mbështesin më shumë fermerët, pensionistët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë.

NDARJA E “TORTES”

Sektorët e konsideruar prioritarë në buxhetin e 2025 janë ministritë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Arsimit, që kanë pjesën më të madhe të buxhetit. Shpenzimet më të madhe buxhetore shkojnë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke përfshirë këtu edhe ndihmën që jepet për kategori të caktuara, si pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, të papunët etj.. Në vend të dytë renditet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për shkak të rritjes së fondeve për investimet në infrastrukturë, ndërkohë që pason Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Më pak fonde do të jepen për Ministrinë e Bujqësisë, sektor që edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk do të ketë vëmendje të madhe buxhetore. Në morinë e institucioneve në varësi, disa prej tyre syresh kanë shfaqur rezervat e tyre. Prokuroria e Posaçme është e pakënaqur me fondet e vendosura në dispozicion nga qeveria për vitin 2025. Javën e lënë pas, Altin Dumani nuk u paraqit personalisht për të kërkuar më shumë para nga deputetët, por dërgoi kolegun e tij, Alfred Shehu, i cili shprehu kërkesën për para shtesë.

“Për sa u përket shpenzimeve kapitale, konstatojmë që nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme edhe një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”, – tha Shehu. Me përfundimin e procesit të vetingut vitin e ardhshëm, Prokuroria e Posaçme do të marrë edhe kompetencat e Komisionerit Publik së bashku me stafin përkatës. Për këtë lëvizje, SPAK ofron një propozim për Ministrinë e Financave. “Punonjësit administrativë të trajtohen me të njëjtën strukturë page të trashëguar”, – tha Shehu.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të përfitojë 7 për qind më shumë se ai i vitit aktual, me një vlerë totale prej 348 milionë lekë, që përfshinë nevojat për paga, mallra dhe shërbime. Garda e Republikës nga ana tjetër ka rritje prej 13 për qind në buxhet, i cili në shifra përkthehet në 2.54 miliardë lekë, po ashtu për paga, mallra dhe shërbime. Ministria e Brendshme është një tjetër institucion që ka raportuar në parlament dhe sa i takon buxhetit, më shumë se 80% e parave për dikasterin që drejton do të shkojnë për uniformat blu, ku ‘pjesën e luanit’ e kanë pagat.

Në Komisionin e Sigurisë për buxhetin e vitit 2024 raportoi edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Buxheti për SHISH në vitin e ardhshëm ka një rritje prej 33 për qind, në vlerë 2.77 miliardë lekë. Megjithatë, Hyseni tha se kërkesat buxhetore për SHISH ishin edhe 21 për qind më shumë, praktikisht në vlerë e 3.48 miliardë lekëve, por që nuk janë miratuar. Vijimësia e mbledhjes së komisionit u bë me dyer të mbyllura, për shkak të detajeve sensitive që nuk mund të ndahen me publikun.

/a.r

Next Post
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

“Zor se ia heqin 'non gratën’ Berishës”. Shehi: Doktori nuk mund ta drejtojë më opozitën, ja arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

November 4, 2026
EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In