Fiorentina, Olsi dhe Danjeli diskutojnë në oborr dhe në shënjestër të tyre është Musa.
Fiorentina i drejtohet Olsit dhe i thotë që Musa ka bërë nja 2-3 gjeste ndaj saj, duke e ngacmuar.
Olsi i thotë se përse nuk ja ka thënë më parë këtë.
“Ta kap unë dhe t’i them kujdes pak me atë dorën! Pse ku jemi ne këtu?! Ça po bën ai, po i bie borisë?”, thotë Olsi i revoltuar.
Fiorentina mundohet ta qetësojë duke i kërkuar që s’ka pse t’i thotë gjë.
“Më plasi mua për atë, shikon ti!”, i thotë Fotinia.
Danjeli i këshillon që t’u shmangen provokimeve të tyre./Big Brother/