Basha nga ana tjetër është justifikuar me faktin se për 74 ditë që kur është ngritur çadra e PD-së, nuk ka ndodhur asnjë gjest dhune. Ai ka thënë se po lufton për liri dhe demokraci në Shqipëri. Por, pavarësisht justifikimeve, Basha ka paralajmëruar gjatë ditëve të fundit, përshkallëzimin e situatës. Basha ka thënë se PD do të bllokojë zgjedhjet në Kavajë, me çdo mënyrë.
Kjo ka shqetësuar ndërkombëtarët, të cilët ja bënë të qartë me anë të Daul në mbledhjen e grupit parlamentar, se nuk do të ketë asnjë tolerim për gjestet e dhunës, dhe Basha do të mbajë përgjegjësi direkte.
Ndersa komisioneri Hahn i ka bere te qarte Bashes dhe deputeteve te PD se zgjedhjet do njihen edhe nese PD nuk hyn ne zgjedhje.