Në mbledhjen e Komitetin Drejtues Kombëtar Petrit Vasili ka deklaruar sot se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e lumtur që sakrifikoi kryetarin, por kjo ishte diçka që i duhej vendit.
“Kriza, lsi vuri në dispozicion mandatet. U investuam fort për zgjidhjen e krizës. Vendimet politike të jenë në favor të qytetarë. Nuk jemi të lumtur që i dhuruam kryetarin e LSI zgjidhjes së krizës. Lsi është mësuar të sakrifikojë për vendin. Më në fund vendi do ketë një kryetar shteti të vërtetë që ka vizion për dialog mes mazhorancës dhe opozitës. Për ne nuk kanë rëndësi mandatet, por stabiliteti i vendit. Shqipëria më e rëndësishme se fati ynë politik. Shqipëria është gërryer nga armiqësitë që e kanë kthyer pas”, tha Vasili
Kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili, tha se objektivi i kësaj force politike është që ajo të dalë forcë e parë politike.
“Objektivi ynë është LSI forcë e parë në zgjedhjet e 2017. Kushdo që e dëgjon objektivin kërkon të dëgjojë edhe Pse-në. LSI punon me bindje për të ardhmen e shqiptarëve. E ardhmja e shqiptarëve fillon te rinia e shqiptarëve. Rinia e shqiptarëve ka një model shembull dhe ky model është Lëvizja Rinore për Integrim”, tha Vasili./javanews.al
c.a