Bordi i administrimit i UT ka vendosur që tarifat për vitin akademik 2017-2018 të mbeten të pandryshuara.
Tarifat janë miratuar në bazë të buxhetit të Universitetit të Tiranës, kjo dhe për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit ri për arsimin e lartë që garanton autonomi të plotë për institucionet e arsimit të lartë publik.
Përkundër akuzave dhe spekulimeve publike, vendimi garanton mos rritjen e tarifave për universitetin e Tiranës. Vendimi është marrë i pavarur nga MAS, kjo pasi ligji për arsimin e lartë sanksion që janë universitetet që hartojnë në mënyrë të pavarur buxhetet e tyre.
Pak ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike edhe tarifat e IAL-ve në vend të cilat garantojnë se në asnjë prej tyre ato nuk janë rritur dhe nuk do të rriten për kete vit akademik.
c.a