Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur pasditen e sotme për të shqyrtuar kandidaturën e Ilir Metës.
Në fjalën e saj, deputetja e PS Vasilika Hysi ka deklaruar se kandidatura e Metës plotëson kriteret kushtetuese.
“Kuvendi i Shqipërisë duhet të vijojë me raundin e katërt me kandidaturën e Metës”, ka thënë Hysi.
Kreu i LSI u propozua për President të Republikës nga 23 deputetë.
Ditën e djeshme edhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste shprehu qëndrimin pro Metës duke vendosur votimin e tij.
Ilir Meta pritet të zgjidhet President në raundin e katërt ditën e sotme në orën 17:00.
Deputetët që kanë firmosur pro kandidaturës së Ilir Metës:
Luan Rama,
Petrit Vasili,
Kejdi Mehmetaj,
Edlira Çekani,
Ylli Shehu,
Silva Caka,
Bujar Derveni,
Pirro Kapurani,
Robert Bitri,
Flamur Çelaj,
Gledion Rehovica,
Përparim Spahiu,
Agron Çela,
Monika Kryemadhi,
Spartak Braho,
Petrit Gjoni,
Bujar Kllogjri,
Edlira Çekani,
Shpëtim Idrizi,
Mesila Doda,
Aqif Rakipi,
Parid Cara,
Luan Duzha,
Tahir Muhedini.
/b.d