Kryeministri Rama ka reaguar edhe per kandidimin e kreut te LSI per President. Rama tha se tani me Meten President, per PD-ne do te vijne dite te bardha per PD-ne. Ai ka konfirmuar se nuk do mbajë portretin e tij, sepse edhe Meta vetë nuk mund ta mbajë tha.
“Tani qe Meta behet President do te vijne dite te bardha per PD-ne dhe te zeza per mua”, tha Rama me ironi. “Meta eshte Presidenti i duhur. Eshte i lindur per ate pune, pasi ai eshte me te gjithe dhe me askend. Do ta shihni sa mire do te behet per PD-ne Meta President”, tha Rama.
“Neser Meta zgjidhet president i Republikes me konsensusin tone dhe LSI-se”, tha Rama.
RAMA: JA KUR IA LE KARRIGEN BASHES
Kryeministri Rama u shpreh sot në studion e Top Story të Sokol Ballës se karrigen do t’ia linte Lulzim Bashës vetëm nësë ajo do të ishte e tija.
rama basha“Nëse karrigen do ta kisha marrë nga shtëpia, pra nëse do të ma kishte dhënë Aneta atëherë do ia jepja Lulit menjëherë. Mirëpo këtë karrige ma ka dhënë votuesi dhe është përgjegjësi”, tha Rama.
Kryeministri tha se është i keqardhur që PD nuk merr pjesë në zgjedhje, por siguroi se zgjedhjet do të zhvillohen edhe pa PD-në dhe se do të krijohet opozitë e re.