Ndërkohë që vazhdon situata e rëndë në Kuvendin maqedon vinë lajmet e para. Sipas disa burimeve jo zyrtare mësohet se është lënduar nga protestuesit edhe lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela. Ndërkohë që deputetët e tjerë po qëndrojnë të izoluar në pritje të qetësimit të situatës. Ata janë të sigurtë por gjithsesi të ekspozuar ndaj të keqes. Sulmi ka synuar veçanërisht përveç Zaevit dhe deputetët e tjerë shqiptarë.
Ndërkohë, një orë më parë, Ambasadorët e BE-së në Shkup, kanë dalë me pres konferencë për shtyp duke bërë thirrje për qetësim të situatës. Në emër të trupit diplomatik ka folur ambasadori suedez, që ka thënë se : “Nevojitet përmbajtje nga retorika nxitëse. Policia ka përgjegjësi për të vënë rendin”, ka thënë ambasadori suedez në Shkup.
BDI i ka bërë thirrje zyrtare policisë që të ishte më aktive, por edhe në krye të detyrës së saj kushtetuese.