Edhe këtë të enjte, çadra e protestës u shndërrua në “Parlamentin” e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e mbajtur deklaroi se çadra e opozitës do të largoje nga detyra kryeministrin Rama. Berisha tha se protestat dhe mosbindja civile do të përshkallëzohen.
“Edi Rama, kjo çadër shumë shpejt do të largojë nga zyra, do të japë vendin që meriton. Mos mendo se do cojmë 1 mijë autoblinda”, deklaroi Berisha.
Ai akuzoi Ramën se e ka kthyer vendin në një republikë droge.
“Këtu karshi nesh ëhstë jnë drogmen, një përdorues droge pervers. Karshi nesh është një njeri i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narko-republikë”, tha Berisha.
Berisha deklaroi më tej se Rama prishi konsensusin për reformën në drejtësi. Sipas Berishës, 6 ligjet e drejtësisë u miratuan pa opozitën.
“Në 21 Korrik, Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta ranë dakord në parlament për të votuar kushtetutën, reformën zgjedhore, për të votuar 7 ligjet e drejtësisë. Jo Edi Rama, por Lulzim Basha mori urimet për të përzemërta. Të nesërmen Edi Rama, Edit Rama, Edi ligësia shkeli marrëveshjen. Nga 7 Ligjet, votoi 6 prej tyre pa konsensus. Por ambasada amerikane nxori kartonin e kuq, ligjet tha duhen votuar me konsensus. Qeveria ameriakne i tha nuk të mbështet ty”, tha ai.
/a.m.