“Të bëhemi bashkë të nxjerrim shetjanin nga gjykata. Vettingu ka futur opozitën në çadër”, kështu ka deklaruar kryeministri Rama gjatë një aktiviteti për shpërndarjen e lejeve të legalizimit në Finiq. Rama iroinizoi edhe ish-aleatin e tij, Vangjel Dulen. Nuk e di se çfarë bën në çadër Vangjeli, vetëm kisha mund t’a sjellë në rrugën e Zotit, tha kryeministri.
“Të bëhemi bashkë të nxjerrim shetjanin nga gjykata. Vettingu ka futur opozitën në çadër, nuk e di se çfarë bën Vangjeli aty. Çfarë bën Vangjeli në çadër, e kam mik, por na ka ikur në drejtim të paditur. Vetëm ju të kishës munda ta sillni në rrugën e Zotit”, tha Rama.
Rama tha se në Bashkinë e Finiqit vetëm në dy vitet e fundit janë bërë 250 legalizime, nga 6 të tilla tetë vite më parë. Duke qënë se është zonë me shumicë minoritare Rama tha se askush nuk do e cënojë të drejtën e pronës së minoritetit. “Duke qënë shumicë minoritare këtu gjithmonë garantohet që përfaqësuesi juaj si këtu si në Dropull të jetë minoritar. Ne nuk kemi bërë lodra me reformën, nuk kemi ndarë territorin që të pengojë minoritetin të ketë zonën e vet, përkundrazi kemi unifikuar gjithë zonën, gjithë komunat në një bashki të vetme duke ju dhënë mundësinë të keni të zgjedhurin tuaj”, tha kryeministri Rama.
Ai tha se do të ketë një drejtori arsimore të posaçme në këtë zonë, që do të kujdeset për gjithë minoritetin, duke garantuar se të gjithë fëmijët do të kenë tekstet më të mirë në gjuhën e tyre të parë.
“Kemi folur për tekstet dhe të jeni të bindur që ne do t’i garantojmë të gjithë fëmijëve tuaj të kenë teksteet më të mira, në gjuhën tuaj të parë dhe të kenë programin ashtu siç duhet dhe nga ana tjetër unë kam marrë përsipër dhe jemi duke punuar për këtë, të ndërtojmë një zyrë të posaçme arsimore që do të kujdeset për gjithë minoritetin. Do të jetë zyrë më vetë që do kujdeset si për bashkinë e Finiqit dhe të Dropullit në mënyrë që problemet e pafund që keni patur për tekstet të marrin fund përgjithmonë”, u shpreh Rama.
c.a