• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Farkë dhe Kashar: Më mirë mbjellim pemë, se sherr e shamatë

by Java News
23/04/2017 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijon të pasurojë me pemë të reja Parkun e Liqenit të Farkës dhe zonën e Kasharit. Me ndihmën e Komunitetit Mysliman Shqiptar në parkun e Farkës u mbollën rreth 100 pemë të reja, bli e gështenjë, në funksion të shtimit të hapësirave të gjelbra për banorët e zonës, por edhe për mijëra vizitorë që kanë nisur të frekuentojnë liqenin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga kreu i Myftinisë së Tiranes, Ylli Gurra, mbollën në mënyrë simbolike nga një pemë, si simbol i jetës dhe i shpresës.

“Jam shumë i lumtur që bashkë me kolegët e Bashkisë, të cilët këtu kanë mbjellë 3.000 pemë sipas një programi, çdo fundjavë, për aq sa na lejon stina e mbjelljeve, na janë bashkuar edhe miqtë tanë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Dy mundësi kemi; o të mbjellim paqe, pemë, dashuri dhe shpresë, ose të mbjellim sherr e grindje mes njëri-tjetrit. Unë besoj se qoftë edhe me simbolikën e 100 pemëve që Komuniteti Mysliman na jep sot, vjen edhe një mesazh fantastik në kontekstin e gjërave që po ndodhin. Më mirë me mbjellë një pemë, duke krijuar një vend pushimi dhe paqeje për komunitetin e Farkës, se sa me mbjellë sherr e shamatë, të cilat nuk sjellin asnjë dobi për vendin tonë”, tha Veliaj.

Duke theksuar se në dy vite janë mbjellë mbi 50 mijë  pemë, 3 mijë prej të cilave në Farkë, kryebashkiaku deklaroi se është detyrë e qytetarëve që të mbrojnë natyrën dhe mjedisin. “Zoti na ka falur një natyrë fantastike, këto kodra, këtë liqen, gjithë këtë hapësirë të përbashkët që quhet Shqipëri. Besoj se jemi të gjithë të qartë për një gjë: Atë që na ka falur Zoti, e kemi shkatërruar me duart tona, ose duke ndërtuar pa leje, ose duke zaptuar natyrën, duke prerë pyjet. Por, kjo ka ndryshuar”, tha Veliaj, teksa shtoi se banorëve përreth liqenit të Farkës u janë shpërndarë tashmë edhe 4 mijë rrënjë ullinj.

Ai shprehu besimin se nisma e Komunitetit Mysliman do të ndiqet edhe nga komunitetet e tjera për krijimin e hapësirave të reja që do të shërbejnë si vend çlodhjeve për të gjitha grupmoshat në Tiranë. “Mezi pres që kësaj nisme t’i bashkohen komunitetet të tjera. Do të vazhdojmë edhe pak javë, derisa të na lejojë stina e mbjelljeve. Do ta promovojmë gjithnjë e më shumë liqenin e Farkës, jo vetëm për bukurinë, por edhe për çështje ekonomike. Një njeri që vjen e shpenzon, blen diçka, paratë ngelen në komunitet dhe kjo është ajo që themi ekonomia solidare ku secili kontribuon te mirëqenia e fqinjit apo të afërmit të vet”, tha Veliaj.

Më pas, kryebashkiaku i Tiranës mori pjesë edhe në mbjelljen e pemëve të reja në zonën e Kasharit, ku dhjetëra biznese iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar fidanë të rinj. “Jam shumë mirënjohës sot për gjitha bizneset që na janë bashkuar duke dhuruar pemë që po i mbjellim në zonën  e Kasharit, në “ishullin” në mes të asaj që është Unaza e Madhe, e cila pritet të përfundojë shumë shpejt me 600 metrat e fundit që na lidhin me zonën e Kopshtit Zoologjik dhe Kristalin”, tha ai.

Veliaj siguroi banorët se gjatë këtij viti pjesa më e madhe e investimeve të Bashkisë së Tiranës do të fokusohen në zonën e Kasharit, e cila deri dje konsiderohej një zonë e paurbanizuar dhe e lënë në harresë, duke mos njohur asnjë investim të rëndësishëm.

“Këtu jemi në zonën e Kasharit, që deri dje konsiderohej një zonë fshat, një zonë ku interesi primar ka qenë dhënia e lejeve të ndërtimit, pa urbanizim, pa infrastrukturë. Para një jave këtu hapëm këndin e lojrave dhe sot u kthyem për të mbjellë pemë, do të vijojmë me rrugët e rrugicat. Kemi pasur shumë probleme me infrastrukturën e bërë pa mend, rrugë të investuara në mënyrë zig-zag, ku nuk hyn dot as autobusi, as ndonjë mjet tjetër i transportit publik. Të gjitha këto janë në një proces korrektimi dhe besoj se në këtë vit të dytë të mandatit, zona e Kasharit, që ndryshe njihet edhe si zona e Astirit, Yzberishtit, pranë Unazës së Madhe të Tiranës, mes Tiranës në njësinë 7 dhe Kombinatit, do të jetë zona ku do të fokusojmë pjesën më të madhe të investimeve”, theksoi Veliaj.

c.a

Next Post
BATUTAT/Qytetarja: Burrin e kam xheloz ka ikur te çadra turn i tretë. Rama: Nuk paska faj ti qenke… o Zot

BATUTAT/Qytetarja: Burrin e kam xheloz ka ikur te çadra turn i tretë. Rama: Nuk paska faj ti qenke... o Zot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In