Por kjo nuk është e gjitha, Erdogan do të ketë liri absolute për ta shpërndarë pushtetin kur të dojë transmeton lajmi.net
Nga kjo del se rezultatet e referendumit do të bëjnë që Turqia të mos ketë më tri pushtete: ekzekutivin, legjislativin edhe gjyqësorin.
Presidenti: Rregullimet e reja kushtetuese do të rezultojnë me largimin e postit të kryeministrit. Të gjitha kompetencat e kryeministrit me ligj do të kalojnë në dorë të presidentit. Ndërkohë ministrat tani do të zgjedhen nga Erdogani. Ai është i gatshëm të nxjerrë dekrete, dhe të nënshkruajë ligje ekzekutive të cilat nuk e marrin shumicën e nevojshme në parlament.
Parlamenti: Presidenti i Turqisë mund të shpërndajë parlamentin kur të dëshirojë, pa pasur detyrë të jep shpjegime. Presidenti mund të zgjidhet dy herë në afat pesëvjeçar. Në rast se presidenti e shpërndan parlamentin gjatë mandatit të dytë, ai ka të drejtë të qëndrojë edhe për një mandat. Në rastin e Erdgoanit do të thotë se ai mund të qëndrojë në Pallatin e presidencës deri në vitin 2034. Parlamenti gjithashtu humb kontrollin e ushtrisë gjë që bëhet kompetencë e Presidentit, transmeton lajmi.net
Drejtësia: I tërë sistemi gjyqësor do të jetë nën patronatin e Presidentit të Turqisë, i cili jo vetëm që që do të emërojë Ministrin e Drejtësisë, por do të emëroj edhe gjashtë nga 12 anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që do të kryesohet nga vetë presidenti. Pra ai do të ketë shumicën e votave në këtë këshill.
Ushtria: Sipas kushtetues së re Ushtria jo vetëm që do të jetë kompetencë e Presidentit, por gjithashtu ai do të emëroj një shef të stafit të komandatëve në të gjitha degët ushtrake. Erdogan me fitoren e djeshme, do të jetë në gjendje që kur të dojë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Arsimi: Absolutizmi i Erdoganit rrumbullakohet me çështjen e arsimit. Ai do të emërojë drejtorët e shkollave të mesme dhe të larta. Ai gjithashtu do jetë në gjendje të emërojë personat dhe të formoj Këshillin për Arsimin e Lartë.
Më shumë se 51% e turqve i thanë ‘po’ këtyre ndryshimeve kushtetuese, duke e bërë Erdoganin një ‘sulltan’ të vërtetë të Turqisë./a.m.