Ministri i Jashtem i Holandës, Bert Koenders, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë i ka bërë thirrje politikës për zbatimin e reformës në drejtësi. “Jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë përsa i përket vettingut”, tha Koenders. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin, diplomati holandez kerkoi dialog për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Shqipëria ka bërë përparim përsa u përket reformave. Holanda mbështet prespektiven e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Konfirmoj mbështetjen e Holandës për reformën në drejtësi. Ka ardhur koha që ndryshimet në drejtësi të aplikohen. Zgjedhjet, duhet dialog politik. Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme, por duhet dialog. Me rëndësi që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershmë. Jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë përsa i përket vettingut. Mbështesim fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi. Mezi presim zbatimin e reformës në drejtësi, vetingun dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zbatimi i vettingut është çelësi për çeljen e negociatave.Ndryshimet kushtetuesë të drejtësisë të jetësohen. U bëj thirrje partive të marrin hapa konkretë. Shqiptarët duan të shohin realizimin e reformave.”, tha ministri holandez
Nga ana e tij, Bushati, pasi u shpreh mirënjohës ndaj Holandës për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për reformën në drejtësi, deklaroi se “politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri”, duke iu referuar deklaratavë të opozitës kohët e fundit.
“Përshëndes angazhimin e ndërkombëtarëve që ne të adresojmë rekomandimet për zhvillimin e zgjedhjeve, në mënyrë që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira. Politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri. Askush nuk duhet të humbasë kohë. Shqiptarët kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Vetë opozita ka qenë dakord me vendimet kushtetuese dhe është koha për t’i dhënë jetë procesit të vetting-ut”, tha Bushati./Javanews.al
c.a