• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm holandez: Të nisë zbatimi i vettingut, dialog politik për zgjedhjet

by Java News
17/04/2017 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtem i Holandës, Bert Koenders, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë i ka bërë thirrje politikës për zbatimin e reformës në drejtësi. “Jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë përsa i përket vettingut”, tha Koenders. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin, diplomati holandez kerkoi dialog për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Shqipëria ka bërë përparim përsa u përket reformave. Holanda mbështet prespektiven e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Konfirmoj mbështetjen e Holandës për reformën në drejtësi. Ka ardhur koha që ndryshimet në drejtësi të aplikohen. Zgjedhjet, duhet dialog politik. Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme, por duhet dialog. Me rëndësi që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershmë. Jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë përsa i përket vettingut. Mbështesim fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi. Mezi presim zbatimin e reformës në drejtësi, vetingun dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zbatimi i vettingut është çelësi për çeljen e negociatave.Ndryshimet kushtetuesë të drejtësisë të jetësohen. U bëj thirrje partive të marrin hapa konkretë. Shqiptarët duan të shohin realizimin e reformave.”, tha ministri holandez

Nga ana e tij, Bushati, pasi u shpreh mirënjohës ndaj Holandës për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për reformën në drejtësi, deklaroi se “politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri”, duke iu referuar deklaratavë të opozitës kohët e fundit.

“Përshëndes angazhimin e ndërkombëtarëve që ne të adresojmë rekomandimet për zhvillimin e zgjedhjeve, në mënyrë që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira. Politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri. Askush nuk duhet të humbasë kohë. Shqiptarët kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Vetë opozita ka qenë dakord me vendimet kushtetuese dhe është koha për t’i dhënë jetë procesit të vetting-ut”, tha Bushati./Javanews.al

c.a

Next Post
“Jam poshtë shtëpisë, po ngjitem”. Zbardhen SMS-të për Luanën nga i akuzuari Lila

Deklarata e parë e Luana Vjollcës lidhur me fansin që e përndiqte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, ministri Nufi takon në Romë homologun e tij italian

Marrëveshja për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, ministri Nufi takon në Romë homologun e tij italian

June 3, 2026
Zvërneci nuk mbrohet me nacionalizëm, as me antisemitizëm

Zvërneci nuk mbrohet me nacionalizëm, as me antisemitizëm

June 3, 2026
Protesta kundër investimit në Zvernec, aktivistët e Vetëvendosjes prijnë përplasjen me policinë në Tiranë

Protesta kundër investimit në Zvernec, aktivistët e Vetëvendosjes prijnë përplasjen me policinë në Tiranë

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Tragjedia në Shëngjin/ Presidenti Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin masat për sigurinë në plazhe

Tragjedia në Shëngjin/ Presidenti Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin masat për sigurinë në plazhe

June 3, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

A jemi gati si shoqëri për parrullën Rama në burg, Berisha në burg!

June 3, 2026
Tensione në Bulevard, protestuesit çajnë kordonin e policisë

“Bashkohuni!”, ja momenti kur protestuesit sfidojnë urdhrin e policisë dhe çajnë gardhin metalik (VIDEO)

June 3, 2026
Presidenti i Këshillit Evropian: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë thelbësore për rrugën europiane të Kosovës

Presidenti i Këshillit Evropian: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë thelbësore për rrugën europiane të Kosovës

June 3, 2026
“Shqiptarë të verbër po përdoren si vegla qorre”, Rama u përgjigjet protestuesve duke publikuar dy projekte

“Shqiptarë të verbër po përdoren si vegla qorre”, Rama u përgjigjet protestuesve duke publikuar dy projekte

June 3, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën

Protestat për Zvërnecin/ Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In