1898 – Maria Sklodowska Curie zbuloi një element të ri, i cili është quajtur radium. Ky zbulim hodhi themelet e shkencës së radioaktivitetit.
1519 – Ka lindur mbretëresha franceze me origjinë italiane Catherine de Medici, e bija e të pasurit fiorentin Lorenzo de Medici. Pas vdekjes së burrit Henry II që nga 1560 ka qenë në Francë si Regjente. Pas arrestimit të saj në 1572 shpërtheu një masakër e mijëra Hugenotëve (Dita e Masakrës së Shën Bartolomeut).
1605 – Vdiq Cari rus Boris Godunov. Jeta e tij e ka frymëzuar Alexander Pushkin për të shkruar një dramë, kurse Mussorgsky Modest të kompozojë operan “Boris Godunov”.
1695 – Vdiq poeti francez dhe fabulisti Jean de La Fontaine. Ai punoi në të gjitha zhanret letrare (poezi, tregime, romane, komeditë, tekste të operave), por në historinë e letërsisë ka hyrë me një pjesë të “Fabulave” në 12 libra. Në vitin 1684 ai u zgjodh në Akademinë Franceze. (b.an)