Barcelona pritet të nis periudhën e re të klubit me synimin e transferimit të Philippe Coutinhos dhe Gerard Deulofeut.
Gazeta spanjolle Sport raporton se pas humbjes turpëruese nga Juventusi në Ligën e Kampionëve, Barça ka nisur punën për periudhën e re që pritet të nis nga shtatori i këtij viti.
Sa i përket menaxherit, gazeta shkruan se Ernesto Valverde i Atheltic Bilbaos dhe Oscar Garcia i Red Bull Salzburgut janë dy trajnerët e mundshëm që do të marrin pozitën e trajnerit.
Klubi ka vendosur që të transferojë vetëm “lojtarë të përzgjedhur”, me “yjet botërore” që pritet të vijnë në klub, transmeton Koha.net.
Qëllimi kryesor i Barçës është Coutinho, ndërsa pas tij në listë Deulofeu i Evertonit. Nga akademia pritet të promovohet në ekipin e parë Carles Alena.
Gazeta Sport raporton se gjatë kësaj vere derën e hapur për largim e kanë Jeremy Mathieu, Arda Turan dhe Javier Mascherano. (b.an)