Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë sot në një takim me vajza dhe gra të Njësisë 7 në Tiranë. Në këtë takim Meta foli për rolin e gruas në familje dhe me mundësinë që duhet ti jepet.
“LSI-ja, e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes, paqja sociale fillon te familja dhe pastaj në shoqëri dhe kudo. Politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që ka të bëjë me kulturën e tyre. Kultura që ne duam është e një klasë politike që punon me përgjegjësi. Synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo partiake në interes të vendit”, u shpreh Meta.
ma.me