Nga Spartak Ngjela
Në një analizë serioze, arrin në përfundimin se, Berisha, Basha dhe ca të tjerë si këta, menduan që, për të shpëtuar veten nga dënimi dhe konfiskimi i pronave abuzive, të sakrifikonin të gjithë Partinë Demokratikë
Tani gjithçka varet nga Rama: do rezistojë ky deri në fund në ruajtjen e pacenuar të kushtetutës?
Duhet të rezistojë me çdo kusht: sepse zgjedhjet duhet të mbahen patjetër në 18 qershor dhe pa qeveri teknike.
Thyerja e Ramës është dorëzim ndaj krimit dhe korrupsionit; dhe cenim i marrëveshjes që ka me amerikanët për Reformën në Drejtësi.
Tani, mospjesëmarrja e vjedhësve në zgjedhje, krijon hapësirën e gjerë të reformës, dhe shpejtësinë e saj.
Shqipëria është në embargo ekonomike për pengesën që Berisha i ka bërë Reformës në Drejtësi. Çlirimi nga Berisha më 18 qershor, do të sjellë një gëzim të madh shoqëror në Shqipëri.
Në vitin 2013 shqiptarët dolën masivisht kundër Berishës dhe korrupsionit, dhe e përmbysën me një milionë vota.
Por e mbajti Meta.
Tani Saliu ka marrë fund me një fund që e zgjodhi vetë.
Dita e zgjedhjeve pa Saliun do të jetë një gëzim i madh në gjithë Shqipërinë.
Po revoltat e Saliut?
Janë njëlloj si kërcënimet e Sadatit: asgjë për asgjë…
Varet nga do anojë Amerika: nga Saliu apo nga çlirimi i shqiptarëve?
Amerika ka tre vjet që po lufton kundër Saliut dhe për çlirimin e shqiptarëve.
Po vetingu?
Vetingu e mori rrugën e vet dje, as nuk ka mundësi të pengohet më (tani shorti zgjidh gjithçka me paanësinë e tij universale).
Por sigurisht që vetingu është rrugë e gjatë: me hetime, me avokati, me procese. Rrugën e shpejtë e gjeti vetë Saliu. Shqiptarët më në fund e mbyllën kapitullin e shëmtuar Berisha. Zgjedhjet e 18 qershorit do jenë gëzimi i madh shqiptarëve.
Rama nuk duhet të bëjë asnjë lëshim antikushtetues.