Menjëherë pas miratimit të emrave për Komisionet e Vettingut kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”. Ai ka theksuar se askush nuk e ndal Shqipërinë drejt integrimit evropian.
“Procesi i zbatimit të Ligjit të Vetingut nisi me votën e Kuvendit sapo. Mund ta vonojnë po as Vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot”, shkruan Rama.
Ndërkohë që në seancën e jashtëzakonshme plenare, kuvendi miratoi me shumicë votash tre anëtarët e mazhorancës Vasilika Hysi dhe Ulsi Manjën nga radhët e PS-së si dhe Luan Ramën nga radhët e LSI-së, ndërsa tre vendet e tjera të komisionit ‘ad hoc’ mbeten ende të paplotësuar, pasi i përkasin opozitës. Kuvendi rrezoi kandidaturen e Shpetim Idrizit, cka nuk u prit mire nga radhet e PDIU.
c.a