Një plagosje aksidentale ka ndodhur sot në Fushë Krujë, ku një polic ka plagosur vetën me armën e tij të shërbimit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit e sipas policisë 39-vjeçari T.M., ka shkrepur armën duke hipur në makinë.
Shkrepja e armës është bërë aksidentalisht teksa 39-vjeçari ka qenë duke u ulur në mjet, çka ka shkaktuar plagosjen në këmbë, shtuan të njëjtat burime.
Efektivi i policisë u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
c.a